Para pak minutash një person është therur me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Personi që duket i moshës së re ka ngelur i shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Gazeta Online Reporteri.net, ka siguruar foto, ku janë mbledhur shumë njerëz për ta ndihmuar.
Prezent shihet të jenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që bashkë me qytetarët e pranishëm po përkujdesen për t’i dhënë ndihmë, derisa të vijë ndihma e shpejtë.




