Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit.
Pak minuta më pas, Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tije, si pasoj e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur”, ka thënë Zahiti.
Sipas Zahitit, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.



