Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë ka injoruar FSK-në pasi ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit.
Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhacka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës.
Por, Xhacka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.
Xhacka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.
Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale.
Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës.
Por qindra komente kanë vërshuar mbi postimin e saj ku nuk përmendet as Kosova dhe as FSK-ja.