2.5 C
Mitrovice
E diel, 15 Mars, 2026

Ironizon Vuçiq: E shoh që kam faj edhe për mungesën e rrymës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq komentoi reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë gjatë qëndrimit në Novi Pazar.

Ai pretendon se të tjerët e akuzojnë e kritikojnë për gjithçka, Por, pas viktimizimit të zakonshëm, Vuçiq tha se nuk e ka problem të kritikohet për çfarëdo, edhe për çështjen e ndërprerjeve të herëpashershme të rrymës në Kosovë.


Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiqi gjeti rastin ta godasë opozitën në Beograd, e cila herë pas here lëshon ndonjë kritikë drejt tij, e që këtij s’i pëlqejnë aspak.

Duke filluar herët një fushatë elektorale për zgjedhjet vitin tjetër, Vuçiqi lavdëroi punët e tij, ndërsa i ka shtuar vizitat nëpër Serbi ditëve të fundit.

“Nuk e kam problem të kritikohem, sepse besoj se rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT