2.5 C
Mitrovice
E diel, 15 Mars, 2026

9 raste të konfirmuara në Kosovë me Omicron: Këto janë simptomat e varianti të ri që patjetër duhet t’i dini

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor pas testimit të 22 mostrave pozitive në SARS-CoV-2, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529), por a e dini se cilat janë simptomat e këtij varianti i cili është më infektues se variantet paraprake?

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin “Omicron” të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin “Delta”. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se “Omicron” është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë “Delta”

Varianti i ri Omicron, gjithashtu mund të ketë simptoma të ndryshme nga lloji origjinal i koronavirusit.
Varianti, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është kategorizuar si një “variant shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tashmë është zbuluar se ka 30 mutacione të ndryshme, duke përfshirë tipare që nuk janë parë më parë.


Hulumtimet kanë treguar se varianti Omicron ka aftësi “të konsiderueshme” për të shkaktuar riinfeksion tek njerëzit që kanë pasur më parë Covid-19.

Sipas revistës “National World”, për shumicën e njerëzve varianti mund të shkaktojë vetëm simptoma të lehta, ndërkaq ka radhitur disa prej tyre:

Dhimbje trupi

Ashtu si me llojin origjinal të koronavirusit, pacientët e infektuar me Omicron kanë raportuar se kanë përjetuar dhimbje trupi.
Dhimbje koke:

Dhimbja e kokës është një tjetër simptomë e zakonshme e raportuar e infeksionit Omicron deri më tani.

Gërvishje të fytit:

Gërvishtja e fytit, pa kollë, është raportuar gjithashtu si një simptomë e variantit Omicron.
Ndryshe, Kosova është ndër vendet e fundit që ka mbërritur varianti Omicron. Sot, më 26 dhjetor 2021, nga IKSHPK kanë bërë të ditur se, nëntë (9) prej prej mostrave kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste: 2 raste janë të importuara nga SHBA-të, 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca; dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT