27.7 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Parashikimi i motit për pesë ditët e fundit të vitit 2021

Java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Kështu thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sipas të cilit, në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, bën të ditur në fund njoftimi i IHMK-së. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT