Ndonëse në intensitet më të ulët, lëkundjet në Shqipëri nuk kanë të ndalur. Dy tërmete kanë goditur pak minuta më parë Shqipërinë, njëri me magnitudë 2.8 ndërsa tjetri me fuqi 1.9, raporton GazetaBlic.com Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (“IGJEUM”) tërmeti i fundit është ndjerë në orën 16:04:08, ndërsa ai paraprak rreth një orë më vonë.
Qytetarët të cilët kanë komentuar në aplikacionin për monitorimin e tërmeteve kanë thënë se kanë ndjerë lëkundje të vogla. Bilanci aktual i viktimave nga tërmeti në Shqipëri është 51./Gazeta Blic/