27.7 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bedri Hamza emëron Valdete Idrizin Drejtoreshë të Kulturës në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka emëruar Valdete Idrizin drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Idrizi përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook.

“Viti i ri për mua do të fillojë me një përgjegjësi të re. Unë do të jem pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale në Mitrovicë. Do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

“Përveç që ështė përgjegjësi, për mua është edhe nder dhe kënaqësi që të jem në ekip të kryetarit Bedri Hamza, bashkë me kolegët dhe koleget tjera të kabinetit”.

Idrizi tha se ata i pret shumë punë, dhe se në vitet në vjim do ta realizojnë programin qeverisës të cilin e kanë përgatitur.

“Jam e vetëdijshme që na pret shumë punë, por me vullnet, përkushtim e bashkëpunim arrihen të gjitha. Ndryshe nuk bën” .

“Bashkë, në katër vitet e ardhshme do të realizojmë programin qeverisës të cilin e kemi paraqitur pranë jush. Bashkë për qytetin tonë, qytetin e rinisë, qytetin e kulturës dhe të kampionëve”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT