27.4 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rrëfimi i nënës 37-vjeçare që vuan nga sëmundja e rëndë, burri e braktisi kur ishte në spital

Janë të vështira kushtet e banesës ku jeton Fatbradha Gaçe nga Elbasani, nënë e dy fëmijëve, e braktisur nga bashkëshorti në momentin më të vështirë të saj, gjatë kohës kur ishte e shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë.

Prej disa muajsh 37 vjeçarja, përpiqet të mbijetojë dhe të mbajë sadopak dy vajzat e mitura, vetëm me pagesën prej 10 mijë lekësh në muaj. Ndërsa bashkëshorti që nga momenti i braktisjes nuk është bërë i gjallë.

E gjendur në qiell të hapur dhe me dy vajza të mitura, Fatbardha për momentin po strehohet te motra, e cila gjithashtu ka kushte minimale por gjithsesi i ka siguruar një çati mbi kokë.

“Nuk kam asnjë te ardhur. Nuk i plotësoj asnjëherë kushtet fëmijëve, as për t’i veshur. Edhe kërkesa që ka bërë në Bashkinë e Elbasanit, deri më tani nuk ka marrë përgjigje”.

Në këto kushte, e vetmja gjë që dëshiron Fatbardha, më shumë se sa jeta e saj, është një strehë për vajzat e mitura. Ndërsa vajza më e rritur kërkon vetëm një dhuratë për motrën më të vogël.

“Lus Zotin që t’i fusë kalamajtë në shtëpi, se unë për vete e di në çfarë gjendje jam”, tregon ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT