Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza, ende nuk ka kompletuar ekzekutivin e ri të komunës që do të drejtojë punët për 4 vitet e ardhshme.
Drejtorët e rinj të dikastereve komunale nuk pritet të caktohen deri pas të enjtes së kësaj jave.
Veriu.info mëson se kryetari Hamza nuk do të caktojë drejtorët e rinj pa u mbajtur seanca e ditës së enjte me një mori pikash të rendit të ditës.
Kjo pasi disa asamblistë pritet të bëhen drejtorë dhe ekzekutivi i ri nuk nuk do t’i kishte pastaj votat e mjaftueshme për t’i votuar disa vendime me rëndësi në Kuvendin Komunal.
Emërimi i asamblistëve në pozitat e drejtorëve nënkupton që vendi mbetet vakant për një periudhë deri sa KQZ të certifikojë asamblistët e rinj nga e njëjta parti.
Pas kësaj seance Hamza pritet të kompletojë ekzekutivin e ri.
Deri më tash Hamza ka emëruar nënkryetarin e komunës, Arian Tahirin.



