6.5 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

A ka në Kosovë ndonjë të infektuar me Omicron? Flasin nga IKSHPK

Përderisa shumë vende të botës po përballen me variantin e ri të COVID-19, Omicron, në Kosovë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me këtë variant.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 76 mostra të dyshimta për testim në Gjermani.


Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi ka thënë se rezultati i këtyre mostrave pritet të dalë javën e ardhshme.

Në anën tjetër, infektologu Arben Vishaj thotë se Omicron është më infektues sesa variantet e tjera të COVID-19.

“Të dhënat flasin se ky variant ka mundësi të përhapjes shumë më shpejtë se variantet tjera. Po për këtë arsye ne duhet të jemi sa më vigjilent që është e mundur”, tha ai për RTV21, transmeton Reporteri.net.

TË FUNDIT

Fundjavë me mot pranveror

TË FUNDIT