30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Trishtuese – Humbi 7 anëtarët e familjes, kryefamiljari: Më thoni që dikush ka shpëtuar!

Tërmeti i së martës ka shkaktuar tragjedi të rëndë në familjen Cara në Thumanë. 7 anëtarë të familjes, përfshirë fëmijë, janë varrosur ditën e sotme pasi janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat që la pas tërmeti shkruan Dritare.net, përcjellë GazetaBlic. I vetmi i mbijetuar është kryefamiljari i kësaj familje, Albert Cara.

Ai ndodhet në spital ndërsa nuk e ka idenë se sot janë varrosur e gjithë familja e tij. “Ju lutem më thoni që vetëm një fëmijë të më ketë shpëtuar. I thashë fëmijët i ke në rregull vetëm të bëhesh më mirë ti, ishalla shërohet por atëherë do ketë tragjedi them unë”, tregon një prej të afërmve bisedën me Albertin nga spitali i Traumës. “I tha motrës mbrëmë, më thuaj pse ke ardhur kush ka vdekur, më thuaj emrin, jo më thuaj emrat, por më thuaj emrin, ai dicka e ndjen”, tregon një tjetër. “I thashë di gjë për fëmijët, nuk di gjë tha di vetëm këtë që djalin e kam pasur për dore dhe dora filloi duke u ftohur”, shprehet ai.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT