Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se ia kanë ndalë ujin Drenicës vetëm për inate politike.
Lushtaku këto komente i bëri në seancën parlamentare që po zhvillohet për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë.
“Keni larguar projekt tashmë të planifikuar për Skenderajn. Ia keni ndalë ujin Drenicës veç për inate politike. Marre duhet me iu ardh. Marre. Keni bo humor të zezë me Drenicën, me asfaltin”, ka thënë Lushtaku.
Lidhur me këtë, është deklaruar edhe deputetja e PDK-së në Kuvend, Ganimete Musliu, duke thënë se qëllimisht është ndalë uji në disa fshatra të Mitrovicës. /Lajmi.net/