17.3 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohet Noizy në Kosovë, Policia jep detaje

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Nozizy është arrestuar mbrëmë në Kosovë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT