14.6 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Mos më nxirrni jashtë, unë dua të vdes në krahët e vajzës sime”, fjalët e fundit të Diena Karanxhas

Media britanike “Mirror” i ka kushtuar një artikull Diena Karanxhës, 30-vjeçaja nga Durrësi e cila mbeti vi, ktimë nga tërmeti bashkë me vajzën e saj 8 vjeçe. “Një nënë e goditur nga tërmeti në Shqipëri iu lut ekipeve të shpëtimit që ta linin të vdiste në krahët e së bijës, pasi vogëlushja u vra gjithashtu”, e nis kështu artikullin “Mirror”. “Diena Mecaj Karanxha, 30 vjeç, thuhet se u gjet në rrënojat në qytetin e Durrësit në Shqipëri pasi një ndërtesë gjashtë katëshe u rrëzua gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Diena u raportua se u gjet me trupin e vajzës së saj të vdekur Esiel, e cila kishte ndërruar jetë 12 orë më parë. Ajo thuhet se u ishte lutur ekipeve të shpëtimit, duke thënë: “Mos më nxirrni jashtë, unë dua të vdes në krahët e vajzës time”.

Mediat lokale raportojnë se Diena vdiq nga një hemorragji gjatë rrugës për në spital. Burri i saj, Dorian Karanxha vka ndërruar jetë nga një sulm në zemër në vitin 2015 dhe ajo i kishte kushtuar jetën e saj për të rritur vetëm vajzën e tyre. Diena postoi foto të tij me titullin, “Dita e babait. Sa do të doja që të ishe këtu me Esielin tonë të dashur, të cilës i mungon kaq shumë”. Shumë njerëz quhen baba por ti ishe nga të paktët që me të vërtetë meriton të quhesh baba. I mirë, i dashur, i ëmbël, ke pasur një zemër shumë të madhe. Unë do të të dua përgjithmonë. Sipas mediave lokale, të dy nëna dhe vajza do të varrosen në fustane nusërie, është ky artikulli i plotë nga Mirror./GazetaBlic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT