Një burrë i cili kishte vdekur përkohësisht e ka përshkruar hiçin absolut të asaj që besonte pasi kishte përjetuar jetën e përtejme, derisa i tronditur tregon se çfarë mund të na presë ne në botën e përtejme.
“A ka jetë pas vdekjes?”, është pyetja e cila vazhdon ta mundojë njerëzimin. Një burrë beson që tani ai e ka përgjigjën – por i humbet shpresat tona që në qiell do të hasim në ndonjë parajsë apo dritë. Në vend të kësaj, jeta e përtejme është një boshllëk i hiçit ku errësira është aq e madhe dhe e pafundme, ka treguar një person që e ka përjetuar këtë gjë.
Burri me emrin Liam përkohësisht kishte vdekur nga mbidoza e drogës që duket se e transportoi atë në ferr.
Liam e ka shkruar tregimin e tij për Fondacionin ” Near Death Experience Research” se ai fluturonte në një hapësirë, ku shqetësohej se do ta kalonte ndonjëherë përjetësinë.
“Isha në një hapësirë kozmike shumë të errët. Isha duke qëndruar në një hapësirë të pafundme. Isha i rrethuar me një errësirë absolute”, tha ai.
“Mund ta shikoja pafundësinë e errësirës, nuk mund ta përshkruajë këtë me fjalë”.
“Nuk ishte as ftohtë as nxehtë. Nuk e kisha ndjesinë e temperaturës. Isha pa trup por i zgjuar plotësisht”.
“E kisha një vetëdije absolute për veten time, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me jetën në tokë. Kurrë nuk kam qenë i vetëdijshëm më shumë për ekzistencën time”.
“Ngritja pyetje, ku isha, si u bë që erdha këtu. E kuptova se përgjigja në këtë pyetje isha se nuk isha më në Tokë”.
“Kam njohur dhe vetëdije universale. Mendja ime kurrë nuk ka qenë më e qartë. Nuk ka fjalë në tokë që shpjegon këtë përvojë absolute”.

Neurologu Chrstof Koch, president dhe shef i shkencëtarëve në Allen Institute for Brain Science, beson se përvojat e jetës pas vdekjes janë vizione dhe shenja të trurit që mbetet pa oksigjen, e ku ai vetvetiu kërkon teknika të mbijetesës.
“Unë e pranoj realitetin e këtyre përvojave. Ato janë po aq autentike sa çdo ndjenjë e perceptimit subjektiv”, shkruan Dr Koch në një artikull për “Scientific American”.
“Si një shkencëtar, megjithatë, operoj në hipotezën që tërë mendimet tona, kujtimet, perceptimet dhe përvojat janë një pasojë e pashmangshme që shkaktohet nga fuqitë natyrore të trurit tonë sesa nga ndonjë fenomen i mbinatyrshëm”.