-2.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

A do ta pranojë Vetëvendosja Isa Mustafën për president të vendit?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë pasur asnjëherë deri më tani në diskutim zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e presidentit të vendit, pasi që Hashim Thaçit t’i përfundojë mandatit.

Të paktën kështu janë deklarimet zyrtare të dy partive, përderisa një dëshirë të tillë Isa Mustafa e ka pranuar publikisht në një emision televiziv, raporton Gazeta Sinjali.

E kontaktuar për këtë çështje, Albulena Haxhiu, nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje, por ka thënë se të gjitha diskutimet me LDK-në janë publikuar në komunikatat nga partia e saj apo edhe nga komunikatat e përbashkëta.

“Ajo çfarë është thënë në komunikatë është e gjitha çfarë është diskutuar”, ka thënë shkurt Haxhiu për Gazetën Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme dy grupet punuese të dy partive janë takuar në selinë e LDK-së, ku sipas njoftimit në atë takim është diskutuar për temat kryesore politike në vend, pa u specifikuar më saktë ato.

“Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re”, thuhet në komunikatë.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, vetëm dy ditë më parë në një emision televiziv tha se për të është një nderë i veçantë që karrierën politike të përfundonte me përgjegjësinë e presidentit të vendit.

“Është një nderë i veçantë që dikush me e mbyllë karrierën e vetë me një përgjegjësi të tillë. Por nuk jam unë që mundem me e vë vetën president dhe as nuk do ta imponojë një gjë të tillë”, kishte deklaruar Mustafa.

Takimet mes përfaqësuesve të LDK-së dhe VV-së kishin filluar vite më parë kur këto dy parti politike kishin qenë në opozitë, ndërsa të dy partitë politike para zgjedhjeve të 6 tetorit kishin shprehur vullnet për koalicion pas zgjedhor.

Albin Kurti, kryetari i VV-së i kishte bërë ofertë LDK-së në ditën e fundit për koalicion parazgjedhor LDK-së, por për shkak të kandidatit për kryeministër nuk ishin pajtuar këto dy parti. Në ndërkohë i njëjti, pasi doli i pari në zgjedhje ka thënë se qeverinë e re do ta formojë me LDK-në ose vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT