12.3 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

NATO mbetet në Kosovë, ka shqetësime për ndikimin e faktorëve të jashtëm

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Havier Kolomina thotë se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit në rajon.

Sipas tij, ata mbeten të përkushtuar për stabilitetin në Kosovë përmes KFOR-it.

Ai i sheh tensionet politike, polarizimin politik, stagnimin e reformave dhe retorikën nacionaliste si faktorë destabilizues në rajon, por edhe ndikimin e disa aktorëve të jashtëm në Ballkanin Perëndimor.

“Në përgjithësi, ka shqetësime. Ndikimi i disa aktorëve të jashtëm është një gjë tjetër që na shqetëson”,tha ai, duke shtuar se ai do të informoj kolegët në Beograd dhe Bosnje Hercegovinë se është e nevojshme të jemi sa më konstruktivë në përpjekjet për të zbutur tensionet aktuale.

Duke pasur parasysh trendin aktual të reduktimit të misioneve ushtarake nëpër botë, Kolomina e pyetur nëse është planifikuar diçka e ngjashme për KFOR-in, thotë jo, përkundrazi, dhe shton se numri i misioneve madje është rritur pak.

Misioni i KFOR-it është vendimtar, është misioni ynë më i gjatë që nga viti 1999 dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj tij. Ministrat e kanë bërë të qartë se është një mision i bazuar në kushte, jo në afate të paracaktuara. Ne do të qëndrojmë atje si sa më gjatë të jetë e mundur dhe e nevojshme”, tha ai.

Duke komentuar faktin se Londra ka emëruar të dërguarin e saj të posaçëm për Ballkanin dhe i pyetur nëse situata në Ballkan kërkon vërtet angazhimin e përfaqësuesve specialë, ai thotë se mendon se kjo vetëm tregon interesin e NATO-s në rajon, i cili është i rëndësi strategjike për Evropën, NATO-n dhe shumë anëtarë të NATO-s.

“Kam takuar Stuart Peach dhe besoj se në përputhje me rolin e caktuar, në kapacitet kombëtar do të bëjë një punë të mirë”, tha ai./FrontOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT