12.3 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Tahiri i PDK-së: Kurti nuk ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare të heqin fusnotën

Pas gati dy ore ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

E në këtë takim është vendosur për seancën e re, e cila do të mbahet ditën e hënë.

Kështu tha Abelard Tahiri nga PDK-ja.

“Kanë qenë pikat që do të jenë në seancën e radhës jemi dakorduar që në një të ardhme t’i nxjerrim në vijim edhe antarët e gjykatës Kushtetuese. Seanca do të mbahet ditën e hënë në ora 11:00”, ka thënë ai.

Tahiri ka komentuar në konferencën për media edhe përfaqësimin e Kryeministrit Albin Kurti në Bruksel me “fusnot”.

Sipas Tahirit, Kurti po harron mënyrën se si ka ardhur në pushtet.

“Lidhur më përfaqësimin e Kosovës në Bruksel nuk kemi pa asgjë të re. Zotëri Kurti ka vepru dhe po vazhdon të veprojë ndryshe nga ajo që e ka marr mandatin. Para përfaqësimit të Kosovës në këtë konferencë ne nuk e kemi parë që zotëri Kurti e ka ngritur këtë temë tek autoritetet ndërkombëtare për të hequr fusnotën. Mendoj që sot zotëri Kurti harron qa ka thënë e qa ka bërë”. /arbresh.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT