Vedat Bajrami, humoristi i njohur dhe shumë i dashur për publikun kosovarë dhe jo vetëm, ka vendosur të vazhdoj karrierën e tij jashtë Kosovës me një produksion të huaj.
Puna e palodhshme ndër vitë, më në fund ka filluar të i shpërblehet Vedatit.
Ai ka vendosur që karrierën e tij për momentin ta fokusoj në Turqi si aktor.
Ka qenë ai i cili ka ndarë me fansat lajmin e madh, duke postuar fotografi nga sheshxhirimi. Edhe ndryshimi në pamjen e tij nuk kishte se si të mos vihej re, pasi që pamja e tij ngjasonte shumë si një turk.

Ndryshe, treshja Vedat- Mensur- Osman, janë duke pauzuar nga projektet e tyre të përbashkëta.




