Ish-nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se pavarësisht lidershipit të ri të LDK-së në krye me Lumir Abdixhikun, ai do të jetë gjithmonë në LDK.
Veliu u shpreh se lidershipi është i përkohshëm kurse LDK-ja e përhershme, andaj, sipas tij, ai do të jetë gjithmonë anëtar i LDK-së.
“Unë jam në LDK, kam qenë dhe do të jem gjithmonë, asnjëherë nuk do të largohem pavarësisht sjelljes së lidershipit aktual, sepse unë konsideroj që lidershipi ka rol të përkoshëm kurse LDK-ja është e përhershme dhe unë do të jem anëtar i saj”, tha Veliu në Dukagjin.



