2.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Asfaltimi i mbrëmshëm kreu punë, segmenti Lum Madh -Maxhunaj pa kolonë edhe pasdite

Asfaltimi i njô pjese të korsisë së segmentit Maxhunaj-Lum Madh që u bë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme duket se ka dhënë rezultatet e para gjatë ditë së sotshme.

Përveç mëngjesit që ishte pa kolona, edhe muzgu i sontën duke të ketë sjellë qetësi dhe rrjedhë normale të komunikacionit në këtë segment ku kolonat ditë më parë ishin me kilometra të gjata.


Kjo vërehet nga pamjet e siguruar të portalit VushtrriaOnline ku shihet se komunikacion po zhvillohet pa ndonjë pengesë të madhe në këtë pjesë.

Ka qenë irrituese tollovia dhe kaosi i shkaktuar nga kolonat në këtë pjesë të magjistrale, gjë që i detyroi edhe organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente për asfaltimin e përkohshëm të një korsie deri në finalizimin e plotë të punimeve./VushtrriaOnline

TË FUNDIT

TË FUNDIT