11.7 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Babai i Blerim Destanit nis 3 kamionë 12 tonësh me ndihma drejt Shqipërisë

Nga tërmeti i ditës së djeshme në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 31 persona deri tani, ndërsa mbi 600 të lënduar, shkruan GazetaBlic. Shqiptarë anë e mbanë botës janë mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga ky tërmet. Së fundmi ka qenë babai i Blerim Destanit, filantropi Lazim ai i cili ka nisur 12 ton ndihma drejt Shqipërisë.

“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare. Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush. Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët. Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë. Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre”.

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT