Gjatë ditës së sotshme, Indeksonline raportoi për një rrahje të femrave në Istog tek ‘Stacioni i Autobusëve’.
Por, rrahjet në qytetin e Istogut duket se janë bërë ‘trend’ , shkruan Indeksonline.
Në një video të re që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen se si nxënësit e shkollës ‘Mithat Frashëri’ të fshatit Gurrakoc grushtohen ndërmjet vete.
E turpshme se si dy meshkuj rrahën ndërsa të tjerët i shkojnë me plotë kënaqësi.
Kjo rrahje ngjason me stilin e përplasjeve të kafshëve, ku protagonistët rrihen, ndërsa të tjerët i shikojnë./Indeksonline/