20.6 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

17 orë nën beton, ndërron jetë i riu në Thumanë! Këto ishin fjalët e fundit të tij

Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6,4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.

Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje live në emisionin “Real Story”, në News24, se kishte shumë shpresë që i riu të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit. Por, i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh. I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT