18.7 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Miratohet propozimvendimi për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm, tani do të paguhet 2800 euro

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar propozimvendimi për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm.

Kryetari i Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, Armend Muja, tha se komisioni që udhëheqë ka vendosur që auditorit të përgjithshëm të Kosovës ti caktohet paga 2800 euro.

“Niveli i pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës sipas pikës 1 te këtij vendimi zbatohet deri n ë miratimin e ligjit përkatës që rregullon pagat e funksionarëve të lartë publikë. tha Muja.



Tutje ai duke folur në emër të grupi parlamentarë i LVV deklaroi se e mbështesë fuqishëm këtë kërkesë, sipas tij të pazakonshme në Kosovë.

Avdullah Hoti nga grupi parlamentarë i LDK-së tha se e mbështete këtë propozimvendimin dhe se pret qe ai te mos i preke pagat e auditorëve tjetre brenda Zyrës kombëtare te auditorit. Kjo sipas tij sepse ata janë kuadër deficitar për institucionet publike.

TË FUNDIT

TË FUNDIT