28.1 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Trishtuese: Vajza e vogël nga rrënojat: Babi mos më le vetëm, më ndihmo, eja më merr!

Thumana ka qenë një prej zonave që është goditur më rëndë, nga tërmeti i mëngjesit të sotëm. Nga terreni raportohet se ka ende shumë njerëz nën gërmadha, që kërkojnë ndihmë. Një prej të mbijetuarëve thotë për mediat se nën rrënojë ka mbetur, gruaja, vajza e mbesa e tij. I tronditur dhe i plagosur ai thotë se është nën ankth dhe kërkon ndihmë sa më të shpejtë për të shpëtuar familjarët. Mbesa e vogël nën rrënoja, bërtet e trembur dhe kërkon të atin. Gjithashtu ai thotë, se nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij. Pas lëkundjes të fortë 6,4 ballë thuajse të gjithë qytetarët dolën në rrugë, shumica u larguan me automjete në zona të parrethuara nga ndërtesa, duke krijuar një situatë kaosi edhe në rrugë. Qytetet si rrallë herë u zgjuan jo nga lindja e diellit, por nga goditjet e forta sizmike të orës 03 35. Fatkeqësisht, një grua e moshuar u zu e gjallë nën rrënoja, teksa me siguri ajo ka qenë në gjumë. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete. Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë të terrorizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera. Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme. Presidenti Ilir Meta ka vizituar të dëmtuarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës. Meta ka bërë thirrje që të gjithë ekipet e emergjencës të jenë në gatishmëri në ndihmë të personave që kanë nevojë për ndihmë. Meta tha se e ka paralajmëruar prej kohësh këtë situatë.

“Duket që ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresoj të mos ketë viktima. Ka të plagosur në gjendje të rëndë. Duhet të verifikohen banesat nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë. Kërkohen raportime më të shpejta nga i gjithë vendi. Falënderoj personelin mjekësor që po bën gjithçka për të shërbyer. E gjithë Shqipëria është tronditur rëndë. Duket se edhe është përgjakur por shpresojë të mos ketë viktima të tjera. E kam paralajmëruar prej kohësh rrezikun e goditjes së Shqipërisë nga tërmetet. Të sqarojmë nëse ka apo jo njerëz për ndihmë’, u shpreh Meta. Goditja kryesore kaloi, por shmangni rrezikun dhe vijoni të qëndroni jashtë Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Në zonën epiqendrore qytetarët këshillohen të qëndrojnë jashtë pasi pasgoditjet që përvijojnë mund të shkaktojnë dëmtime të mëtejshme.

Veliaj: Kemi hapur disa palestra për strehim provizor. Pezullohen kopshtet dhe çerdhet. Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët. Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi I këtyre objekteve. “Sot pezullohet mesimi ne gjithe shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranes! Na duhet te verifikojme çdo objekt e te mos rrezikojme femijet! Faleminderit per mirekuptimin ne nje situate aspak te lehte! *Disa palestra do te rrine hapur per strehim provizor”, shkruan Veliaj. Anulohet mësimi në të gjitha shkollat në Tiranë dhe Durrës. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarkut Tiranë, Qarkut Durrës dhe Lezhës do të pezullohet mësimi ditën e sotme si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. “Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë”, bëhet e ditur përmes një njoftimi të ministrisë së Arsimit. Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastrerliu ishte në Spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e të lënduarve që kanë shkuar për mjekim pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit. Ministrja Manasterliu tha se ekipet mjekësore në gatishmëri. 150 persona po marrin trajtim në spital deri më tani, në Tiranë dhe në Durrës dhe Krujë. Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Spitalii Universitar i Traumës tha se po marrin shërbim 75 qytetarë, kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin. Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Në Thumanë është situata më dramatike nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që prekën Shqipërinë, ku më i fuqishmi ishte 6,4 ballë. Në Thumanë për fat të keq dyshohet të ketë përsona nënë rrënoja, pasi janë shembur tre pallate. Fëmijë, të moshuar, gra e vajza, janë zënë nënë rrënoja teksa kanë qenë në gjumë dhe nuk e kanë ndjerë tërmetin e rënë në orën 03 55 të mëngjesit të së martës. Njëri hidhet nga ballkoni nga frika, tjetrin përplaset me makinë. Të tjera pasoja tragjike nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Në Kurbin janë shënuar dy viktima. Njëri është hedhur nga ballkoni nga frika e tërmetit. Ndërsa një tjetër ka vdekur pasi ka humbur drejtimin e automjetit dhe është përplasur duke gjetur vdekjen. Qyteti i Durrësit ka dëmë të mëdha materiale, dhe njëjtë si Thumana, ka shembje të pallateve ku po bëhën kërkime nën rrënoja. Pallati tek lagjjja numër 18 pranë Kryqit të Kuq, është shembur thuajse totalisht. Në Thumanë e Durrës janë nisur 300 efektivë të Forcave të Armatosura ku raportohen dëmet më të mëdha. Mes efektivëve janë edhe Forcat Speciale. Në Durrës ka shkuar më herët edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa kryeministri Erjon Braçe është nisur drejt Thumanës. Telefononi për çdo problem në nurmin 112. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë të ditur se ekipet e emergjencës janë në terren ndërsa u bën thirrje të qytetarëve të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem. Veliaj kërkon prej qytetarëve që të zbatojnë me kujdes udhëzimet në rast tërmeti. “Tërmeti i fortë pranë Adriatikut preku gjithë Tiranën. Ekipet e emergjencës janë në terren! Telefononi 112 per çdo nevojë emergjente. Zbatoni pa panik udhezimet ne rast termeti! Mbani afer femijet e te moshuarit!” thekson Veliaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT