6.2 C
Mitrovice
E diel, 8 Mars, 2026

MSH tregon se pse nuk po bëhet lehtësimi i masave kundër virusit

Ndonëse rastet pozitive me virusin korona në Kosovë nuk janë të larta, por as shifrat me viktima nga ky virus, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka thënë se masat aktuale do të mbesin në fuqi, masa këto që janë marrë nga Qeveria muajin e kaluar.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë për Metron, ku është thënë se edhe pse masat kundër virusit rishikohen në vazhdimësi, për momentin këto masa mbesin në fuqi.

“Masat kundër virusit korona rishikohen në vazhdimësi, por për momentin mbesin në fuqi masat e vendosura nga vendimet e Qeverise në muajin e kaluar”, kanë thënë nga MSH.

Tutje nga MSH është thënë se prania e variantit Delta Plus edhe në Kosovës dhe situata e përkeqësuar epidemiologjike në Evropë, por edhe në shtetet përreth bën që çdo ndryshim masash të analizohet paraprakisht më shumë kujdes, me qëllim që situata epidemiologjike në vend të mbetet sa më e qetë.



Ndërsa MSH është pyetur se edhe a do të ketë lehtësime për të vaksinuarit në rast të ndryshimit të masave.

“Për të gjithë është me rendësi që të zbatohen masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër virusit ata qe deri tash nuk e kane bërë këtë. Të vaksinuarit sigurisht që kanë disa përparësi, por kjo është e pamjaftueshme në rast se nuk vaksinohen edhe ata që ende se kanë bërë këtë”, janë shprehur nga MSH për Metron.

Nga muaji i kaluar Kosova vazhdon ti ketë masat kufizuese kundër përhapjes së infeksionit me virus. Por bartja e maskës në hapësira të hapura dhe ora policore, sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë po konsiderohen si të panevojshme. gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT