13.5 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Mars, 2026

E kanosi motrën me thikë, një muaj paraburgim kosovarin

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

Sipas njoftimit të kësaj Gjykate, thuhet se i pandehuri ka kanosur me fjalë motrën e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij.



“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, më qëllim të frikësimit, ka kanosur seriozisht më fjalë dëmtuarën-motrën e tij Ç.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij, në atë mënyrë që e dëmtuara ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur ‘Se ku ke qenë’, i njëjti në dorë kishte një mjet-thikë dhe e kanosë të dëmtuarën, me ç ‘rast tek e dëmtuara kishte shkaktuar ndjenjë e shqetësimit dhe frikës”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT