13.7 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Mars, 2026

Kirurgu që jeton në SHBA pritet të jetë ministri i ri i Shëndetësisë

Sot pritet të bëhet emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë.

Sipas burimeve të Klan Kosovës brenda Qeverisë, ai pritet të jetë kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

I kontaktuar mbrëmë Latifi, as nuk e mohoi, as nuk e pohoi.



“S’kam koment”, tha shkurt ai.

Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York. Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT