Avokati Besnik Berisha thotë se interpretimi që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e thotë qartë se partia që i fiton zgjedhjet e ka të sigurt vetëm pozitën e kryekuvendarit. Sipas tij, çdo gjë tjetër është e diskutueshme.
Berisha në emisionin “Pressing” ka thënë se qytetarët i kanë dhënë Lëvizjës Vetëvendosje vetëm një mandat më shumë se sa LDK’së. Ndërkaq ai thotë se interpretimi kushtetues bën të qartë se VV’së i takon posti i kryeparlamentarit, ndërsa gjithçka tjetër mund të diskutohet mes partnerëvë, madje edhe posti i kryeministrit. “Vetëm postin e kryeparlamentarit, pra të speaker-it ia rezervon interpretimi kushtetues. Gjithcka tjetër është e diskutueshme”, ka thënë avokati. “VV si parti e parë e dalë në rezultate ka të drejtë ta marrë kryeparlamentarin. KM nuk nënkupton me automatizëm që është i partisë së parë, por është i partisë që arrin t’i marrë 61 vota ditën që del në votim në Kuvend”, shton ai.