Të pëkënaqshëm e ka quajtur Albin Kurti rezultatin zgjedhor lokal për Lëvizjen Vetëvendosjen, subjekt të cilin e drejton.
Atë sipas tij e shkaktuan disa defekte brenda partisë dhe bashkimi i të gjitha partive tjera kundër tyre.
”Administrimi i KQZ-së në zgjedhjet lokale. Rezultati jo i kënaqshëm vjen si rezultat i disa proceseve brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë kundër nesh”.
Ai i uroi të gjithë kryetarët e komunave për fitore dhe tha se do të bashkëpunojë me ta.
“Ata do të kenë shumë beteja në përballje me krimin e korrupsionin. Do të bashkëpunoj me të gjitha ata që duan ta luftojnë krimin”, u shpreh Kurti./FrontOnline