16.4 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

PDK fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë, i fiton 9 komuna

Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë pasi ka arritur t’i fitojë 9 komuna.

Nga nëntë komunat e fituara, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar udhëheqjen e tri kryeqendrave, Mitrovicës dhe Ferizajit në raundin e parë, ndërsa në balotazh ka arritur ta rikthejë besimin edhe në komunën e Prizrenit, shkruan lajmi.net.

PDK në raundin e dytë gjithashtu ka fituar në komunën e Vushtrrisë, atë të Drenasit, Kaçanikut dhe Dragashit.

Në raundin e parë, PDK gjithashtu kishte arritur fitoren edhe në komunën e Skenderajit dhe Hanit të Elezit.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës bëhet partia fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT