Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete në Gjilan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani ka bërë të ditur për Reporteri.net se bëhet fjalë për një zyrtare policore.
“Një zyrtare policore është gjetur e vdekur në varrezat e qytetit të Gjilanit”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Hashani tha se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Për këtë vdekje të dyshimtë, Policia e Kosovës ka thirr një konferencë për media për orën 18:00.




