9.2 C
Mitrovice
E premte, 6 Mars, 2026

Trading Economics: Norma e inflacionit në Kosovë është rritur në 5,70 përqind

Trading Economics ka bërë të ditur se norma e inflacionit në Kosovë për muajin tetor është rritur në 5.70 përqind, në krahasim me muajin shtator që ishte 4.90 përqind.

Në njoftimin e Trading Economics thuhet se në Kosovë kategoria me e rëndësishme në indeksin e çmimeve janë ushqimet dhe pijet joalkoolike.

“Në Kosovë, kategoria më e rëndësishme në indeksin e çmimeve të konsumit janë ushqimet dhe pijet joalkoolike me 39.2 përqind e peshës totale), transporti 13,1 përqind, mobilje, mallrat shtëpiake dhe mirëmbajtja për 8.7 përqind, ndërtesat dhe shërbimet komunale për 7.9 për qind, pijet alkoolike dhe duhani për 5.2 përqind, mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 4.9 përqind, rekreacioni, kultura, veshjembathjet, restorante,hoteleria, shëndetësia, arsimi zënë 21 përqind të mbetur të indeksit të çmimeve”, ka thënë Trading Economics.

TË FUNDIT

TË FUNDIT