2.2 C
Mitrovice
E premte, 6 Mars, 2026

​Ismet Munishi vjen me reagim interesant pas humbjes së Kosovës nga Jordania

Humbja e Kosovës nga Jordania po kritikohet nga i gjithë opinioni sportdashës në Kosovë.

“Dardanët” pësuan disfatë më rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe treguan një lojë shumë të dobët, transmeton KosovaPress.

Kosova në këtë ndeshje u drejtua nga trajneri slloven Grimoz Gliha i cili e filloi ndeshjen me formacionin sulmues 3-4-3 por që rezultoi një dështim i madh.



Me ironi të madhe pas ndeshje ka reaguar trajneri i klubit futbollistik Gjilani që në një status të lëshuar në profilin e tij në “Facebook”, ka lënë të kuptohet se nuk a ka ndjekur fare ndeshjen dhe në vend të kësaj e ka shikuar “Big Brither-in”, për të cilin ka thënë se ky shoë po i jep emocione.

“Shumë interesant Bigg Brother. Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emocione të pa para”, ka shkruar Munishi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT