16.2 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi për Thaçin e Veselin: Sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në njëvjetorin e dërgimit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Hagë, ka thëën se Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Thaçi e Veseli bashkë me shokët e tyre çlirimtarë do ta shkruajn fitoren e betejës së fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot nuk janë këtu, por sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e këtij vendi. Sepse, kurrë dhe nga askush nuk mund të ndryshohet historia jonë dhe as të tjetërsohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare – e drejtë dhe e pastër qelibar.

Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm e madhështor të mosnënshtrimit, të lirisë dhe të pavarësisë. E do ta shkruajnë edhe fitoren e kësaj beteje të fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT