7.8 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

Mbesa e Adem Jasharit bëhet asambliste

Sala Jashari, mbesa e komandatit të UÇK-së, Adem Jashari, ka arritur të grumbullojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Jashari, e cila në garë ishte në kuadër të listës së pavarur “Ideal”, mori 375 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga publikimet e Komisionit Qendror Zgjedhor.



Anëtarja e familjes Jashari mbante numrin 5 në listën e pavarur “Ideal”, të drejtuar nga Bekim Jashari.

Më i votuari nga kjo listë doli të jetë Nuredin Lushtaku, me 6 mijë e 694 vota./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT