10.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Kurti: Ia rikthyem Trepçës terminalin doganor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka thënë se sot Trepçës iu kthye terminali doganor që i ishte marrë padrejtësisht.

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. E korrigjuam një dëm të para shtatë vjetëve: ia rikthyem Trepçës terminalin doganor. Me këtë veprim janë ndihmuar të gjithë: shteti i Kosovës e Trepça, Doganat e Kosovës e Qeveria e Kosovës, qytetarët, por në veçanti bizneset dhe të bërit biznes.”. ka shkruar ai.

Kurti u shpreh se nga viti 2003 deri në vitin 2014 terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës dhe se padrejtësisht ky terminal doganor i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, me ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.



“Kësisoj kanë humbur bizneset, por ka humbur edhe Trepça. 24 punëtorë që punonin në terminal patën ngelur pa punë, ndërsa Trepça mbeti pa qindra mijëra euro të hyra vjetore. Në qeverisjen e kaluar patëm ndarë mbi shtatë milionë euro për Trepçën – mbi 3.5 milionë për rimëkëmbje, në njërën anë, dhe po aq për paga e investime kapitale.”, shtoi Kurti.

Lexo edhe: Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët
Sipas tij me projektin për Fondin Sovran, “Trepça” është vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik.

“Për ndërmarrjet publike, përfshirë edhe Trepçën, në buxhetin e vitit 2022 kemi ndarë 40 milionë euro.

Rikthimi i terminalit doganor në Trepçë është hapi i parë i përmbushjes së zotimit tonë që deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet doganore shtetërore të shtrihen në gjithë vendin.”, tha Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT