23.9 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rrahje në mes të disa personave në Mitrovicë, policia jep detaje

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sumluar fzikisht vitimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu është theksuar se rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor./Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT