Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmë në fshatin Polac.
Me këtë rast, nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së jugut janë ndërmarrë veprime të shpejta, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar.
Në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.
“Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ”Armëmbajtje pa leje”./Lajmi.net/