13.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete

Mbrëmjen e së dielës dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit.

Për pasojë mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona. Dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer. Një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT