7.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Mars, 2026

Kjo është gjendja para shtëpisë së Kurtit, pas kërcënimit që mori Kryeministri

Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.

Gazeta ka kërkuar një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por që kanë thënë se nuk mund të japin sqarime.
Ndërkohë që nuk dihet se nga kush dhe si është kërcënuar kryeministri Kurti, por që forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e tij.



Express është duke e përcjell situatën nga vendi i ngjarjes, ndërsa para shtëpisë së kryeministrit Kurti ka forca të sigurisë të cilët po e ruajnë sigurinë e kryeministrit dhe familjes së tij.

Më poshtë gjeni fotografitë:

TË FUNDIT

TË FUNDIT