7.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Mars, 2026

Kërcënimi ndaj kryeministrit, flet zëdhënësi i Qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar se kryeministri i Albin Kurti ka marrë kërcënime, prandaj shtëpia e tij po ruhet nga forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ai në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar lajmin se kryeministri është kërcënuar. Por Kryeziu nuk ka treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë dhe as nga kush ka ardhur ky kërcënim ndaj kreut të ekzekutivit.



“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse.”, tha ai për Reporteri.net.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar lidhur me kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti edhe Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi ata nuk kanë dhënë ndonjë informacion.

TË FUNDIT

TË FUNDIT