Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Mitrovica” ka njoftuar në lidhje me furnizimin me ujë të pijes, shkruan Mitrovica SOT.
Me anë të një njoftimi në Facebook, kompania njoftoi se furnizimi pritet te kthehet së shpejti.
Tutje, njoftimi thotë se normalizimi i plotë dhe kthimi i furnizimit në të gjitha pikat pritet në orët e mbrëmjes.
Ndryshe, sot disa orë më herët është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Sipas njoftimit të Ujësjellësit Rajonal, kjo ka ndodhur për shkak se kompania për furnizimi me ujë të pijes nuk ka paguar borxhin e rrymës ndaj KEDS.
Postimi i plotë:
Njoftojme konsumatoret e Mitrovices, Skenderajt dhe Veriut te Mitrovices se furnizmi me uje te pijes pritet te rifilloj se shpejti, mirepo normalizimi i plote dhe furnizimi ne te gjitha pikat do te arrihet ne oret e mbremjes.
Ju deshirojme nje mbremje te kendeshme!




