Anëtari i Kryesisë së LDK-së Ismet Beqiri, pritet të nominohet për ministër të Kulturë, Rini e Sport, në Qeverinë e re e cila pritet të formohet në koalicion me LVV-në. I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Beqiri, nuk e mohoj por as pohoj se do të propozohet për këtë pozitë, duke thënë se i mbetet kryetarit Isa Mustafa dhe strukturave të LDK-së ti caktojnë përgjegjësit e resoreve ministrore. “Aktualisht prioritet është përfundimi i harmonizimit të programit qeverisës.Pastaj lideret e partive do të merren me ndarjen e dikastereve ministrore. Është në mandatin e Kryetarit dhe strukturave të LDK-së ti caktojnë përgjegjësit e resoreve ministrore, për ato të cilat do t’i takojnë LDK-së, nëse arrihet marëveshja për koalicionin qeverisës. Deri tani as nuk janë ndar ministritë as nuk jane caktuar, bartësit e tyre nga radhët tona”, ka deklaruar Beqiri për “Gazeta Blic”.
Ndryshe, një ditë më parë krerët e dy partive që siguruan numrin më të madh të votave në zgjdhjet e 6 tetorit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa konfirmuan se ka vullnet për bashkëpunim mes LVV dhe LDK. Kurti e Mustafa, pas përfundimit të takimin, deklaruan se menjëherë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të takohen për të realizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ministria për Kulturë, Rini e Sport në qeverisjen e fundit u drejtua me sukses nga Kujtim Gashi, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës./Gazeta Blic/