Në xhirim regjistrohet momenti i përplasjes brutale mes çiklistit dhe gruas në një garë çiklizmi të shtunën në ishujt Kanare të Spanjës.
Në xhirimin e dalë në media shihet së pari një burrë duke kaluar rrugën në shtegun e çiklistit dhe gruaja që ndjek atë me ngurrim duke u përplasur me të.
Të dy përfunduan në spital pas përplasjes së tmerrshme. Çiklisti njoftohet të jetë trajtuar në vend pasi ka goditur kokën në rrëzim. Gruaja e pakujdesshme është dërguar në spital.
Incidenti ka ndodhur në garën e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierro në Ishujt Canary ka raportuar media lokale Canary Weekly
Ky është incidenti i dytë i tillë në çiklizëm këtë vit. Në Tour de France një shikuese shkaktoi ortek të rrëzimeve kur rrëzoi çiklistin, aq sa zemëroi gjithë shtetin francez që lëshoi fletë arrest ndërkombëtar për të./gazetametro.net




