Nën pranga e me siguri të lartë, këtë të mërkurë Dardan Krivaqa i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares M.O është paraqitur para prokurorit të rastit.
Ai është thirrur për të dhënë dëshmi për të cilën dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë ndaj ish të dashurës së tij me të cilën edhe ka bashkëjetuar.
E paraqitja e tij nuk zgjati më shumë se 30 minuta, sipas avokatit i të dyshuarit , klienti i tij është mbrojtur në heshtje duke shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore.
Ndërsa avokati i familjes së 18 vjeçares M.O, Gazmend Rexhepi tregon kërkesën për të cilën Krivaqa i ka drejtuar prokurorit.
“I dyshuari i dytë sot në intervistim është mbrojtur në heshtje ka shfrytëzuar të drejtën e tij normalisht kërkesa e tij ka qenë që paraprakisht duhet me pa provat, provat nuk i kemi as na për arsyeje të ndjeshmërisë së rastit, deklarimi i tij ke që në fazat e ardhshme do të deklarohet, pasi prokuroria t’a kompleton dosjen”, tha Rexhepi.
E pas përfundimit të deklarimit, të dyshuarit i pengoi prezenca e mediave, duke thënë: “ A s’mujtët pa ardhëm ju ktu a?
Krivaqa dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë, kërkesa e prokurorisë ndaj gjykatës themelore është se i pandehuri Dardan Krivaqa me 22 gusht të vitit 2021 në mënyrë mizore ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj të ndjerës M. O gjë për të cilën ekzistojnë dyshimet e bazuara.
Gjithashtu edhe i dyshuari i dytë sipas prokurorisë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejt në vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, i njëjti është duke u mbajtur në paraburgim



