5.9 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

Përveç kryetarit, PDK në Mitrovicë fiton edhe shumicën e ulëseve në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i votuar në Mitrovicë të Jugut.

Kështu, sa i përket Kuvendit Komunal, PDK ka arritur të marrë 39,79 për qind, ku tashmë janë numëruar më shumë se 99,25 përqind të votave.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuar nga KQZ-ja, vetëvendosje radhitet e dyta me 30,59 për qind. Ndërkaq, e treta është Aleanca Kosova e Re me 3,62% e Forca e Diasporës (FED) me 3,47%.



Pra, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat për kryetar komune tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.

Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT