0.9 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

Deklasimi i LVV në Mitrovicë, reagon nënkryetari Faruk Mujka

Nënkryetari aktual i komunës së Mitrovicës e njëherësh edhe kryetari i degës së LVV në Mitrovicë, Farkuk Mujka, ka reaguar pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet komunale në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT.

Mujka ka thënë se verdikti i popullit gjithmonë është i drejtë, na pëlqeu ose jo.

Ai ka uruar fituesin e këtyre zgjedhjeve dhe ka falënderuar aktivistët e LVV në Mitrovicë për angazhimin e tyre.

Mujka ka thënë se LVV i mbetet të mësojë nga gabimet. Por, tutje ai shkroi se bashkëpunimi me Agim Bahtirin ka qenë përvojë e papërsëritshme dhe se qytetarët nuk kanë mundur ta vlerësojnë punën që kryetari aktual ka bërë për ta.



Postimi i plotë i tij:

Populli, thojnë gjithmonë ka të drejtë, të pëlqeu apo jo verdikti i tyre.

Fituesit urime, e neve na mbetet me punu ma shumë, me mësu e me marr përgjegjësi nga gabimet tona.

I falemnderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë këtyre viteve dhe jam i kënaqur që mundem me dalë ballë hapur para tyre për punën time.

Falemnderim i posaqëm për aktivistët e vërtetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë, për punën e palodhshme dhe faktin se kanë qenë pa fajin e tyre viktima më e madhe e situatës së krijuar.



Për mua bashkëpunimi me Agim Bahtirin ka qenë eksperiencë e papërsëritshme dhe mendoj se qytetarët e Mitrovicës kurr nuk kan me mujt me vlerësu Agimin në mënyrën e duhur dhe punën që e ka kryer për ta.

Sidoqoftë kemi realitetin e ri dhe shpresojmë në më të mirën për qytetin tonë.

Ballin lart e kurrizin drejtë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT